Eventet

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finlandë organizon aktivitete të ndryshme për anëtarët e tij, duke përfshirë takime rrjetëzimi, trajnime dhe evente speciale.

 

Eventet e Ardhshme

Mbrëmje Muzikore Festive – 28 Nëntor 2026 Ekskluzivisht nga RrBSh Finlandë!

Vendndodhja: Vanha Ylioppilastalo, Helsinki

(Mannerheimintie 3, 00100 Helsinki)

 

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finlandë (RRBSH) organizon një mbrëmje festive më 28 nëntor 2026 në Vanha Ylioppilastalo, Helsinki. Programi përfshin Mbledhjen e Kuvendit dhe koktejin, një mbrëmje muzikore me Sinan Vllasaliun dhe Robert Berishën, si dhe një festë VIP për anëtarët e RRBSH-së.

 

Data: 28 nëntor 2026
Ora: 18:00
Vendi: Vanha Ylioppilastalo, Helsinki

 

Programi

18:00–20:00 — Mbledhja e Kuvendit dhe kokteji

Nga ora 20:30 — Mbrëmje muzikore festive

Nga ora 21:00 — Festa në pjesën VIP, vetëm për anëtarët e RRBSH-së

 

Së bashku më të fortë!

1.-Takim-Deputetin-Ville-Valkonenn-28-02-25

Takim i Rëndësishëm me Deputetin Ville Valkonen

Të premten, në PAM, organizojmë mbledhjen e radhës dhe një diskutim të hapur me deputetin e Kokoomus, Ville Valkonen. Si kryetar i Kokoomus për Varsinais-Suomi dhe ish-nënkryetar i bashkisë së Turkut, ai do të ndajë perspektivat e tij mbi çështjet me rëndësi për komunitetin tonë në Finlandë. Bashkohuni për një bisedë produktive mbi interesat dhe sfidat tona!
Presidentja, RRBSH dhe te ftuarit

Takim me Sh.S.Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Takim i veçantë në Helsinki me Sh.S.Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë vizitës së saj zyrtare në Finlandë, ajo do të takohet me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Finland dhe komunitetin shqiptar. Një moment për t’u frymëzuar dhe për të forcuar lidhjet me atdheun!
Takim-Rrbsh,-z.Shemsi-Syla-2

Takim i veçantë me Zëvendësministrin e Mbrojtjes, z.Shemsi Syla

Ky takim është një mundësi unike për të diskutuar perspektivat dhe sfidat e komunitetit shqiptar në Finlandë. Delegacioni gjatë vizitës së tyre zyrtare në Finlandë zhvilloi takime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe vizitoi disa kompani të avancuara në industrinë e mbrojtjes, falë mbështetjes së shqiptarëve të suksesshëm në Finlandë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe kontakte të reja profesionale.
+ vite
0.5
+ anëtarë
0
+​ €/vit
+ 100000

Si bëhet anëtarësimi?

Procesi i regjistrimit është shumë i lehtë, klikoni ne linkun e më poshtëm
dhe informohuni me shumë reth anëtarsimit.

1. Dërgoni të dhënat. --->   2. Bëni pagesën.--->   3. Konfirmoni