Inspektorati i Mbikëqyrjes Ndërtimore (Rakennusvalvonta) ndodhet në proces reformimi.
Aktualisht, po zhvillohet një diskutim online përmes një platforme të hapur për të gjithë, ku
qytetarët dhe profesionistët mund të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre.
Inspektorati është përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe ofrimin e udhëzimeve e
këshillave të përgjithshme, me detyrën kryesore të sigurojë që mjedisi i jetesës të jetë i
sigurt, i shëndetshëm dhe i këndshëm për banorët.
Reforma ka për qëllim lehtësimin e barrës administrative, gjetjen e zgjidhjeve me kosto
efektive dhe sigurimin e një niveli të lartë të shërbimeve dhe ekspertizës në të gjithë
vendin. Procesi i mendimit kolektiv do të zgjasë dy javë dhe do të fillojë më 23 tetor 2024.
Gjatë kësaj periudhe, do të mblidhen ide dhe sugjerime për praktikat më të mira, për atë
që duhet ruajtur në inspektoratin aktual, si dhe për organizimin e tij në të ardhmen.
Komentet janë të mirëpritura nga personat e përfshirë në projekte ndërtimi, ata që punojnë
në inspektoratin e mbikëqyrjes, si dhe nga ekspertët e komunave, shtetit dhe
përfaqësuesit e sektorit të biznesit. Të gjitha komentet mund të përditësohen dhe
pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në diskutime disa herë, duke mbetur anonimë gjatë të
gjithë procesit. Diskutimi po realizohet në bashkëpunim me Fountain Park Oy.
Merr pjesë në diskutim dhe jepë ideja të reja gjatë kohës 23.10.2024-6.11.2024: Fountain
Park
Burimi: https://valtioneuvosto.fi/-/1410903/rakennusvalvonnan-uudistusta-tyostetaan-
kaikille-avoimessa-verkkoaivoriihessa