Rrjeti i Bizneseve Shqiptare (RRBSH) në Finlandë u themelua me 30 Gusht 2014 si pjesë e rrjetit global të bizneseve të diasporës shqiptare. Të njëjtat rrjete të bizneseve shqiptare janë themeluar në shumë vende të botës.Duke marrë parasysh se në Finlandë veprojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare, është e rëndësishme që të krijohen kushte në krijimin e urave lidhëse në formë bashkëpunimi në mes veti prandaj edhe qëllimi i këtij rrjeti është arritja e këtyre synimeve me bashkëpunime konkrete.Si anëtarë i RRBSH-së në Finlandë ndërmarrja juaj do të ketë beneficione të ndryshme. Së pari, informacionet kontaktuese dhe logo e biznesit tuaj do të publikohet tek lista e bizneseve shqiptare në webfaqen zyrtare
www.rrbsh.fi
Rreth beneficioneve tjera, grupi punues është duke hartuar planin konkret në krijimin e kushteve dhe lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme në përfitim të bizneseve shqiptare.
Disa nga objektivat e RRBSH-së
Duke u bazuar nga plani në përgatitje e sipër, më poshtë gjeni disa nga objektivat kryesore që RRBSH synon ti arrijë në dy vitet e ardhshme.
Bashkëpunimi me agjencinë e ndërmarrjeve finlandeze "Uusyrityskeskus" (këshilla, planifikim të biznesit dhe shërbime tjera falas)
Ofertat nga kompanitë të mëdha në shërbim të bizneseve si ato të sigurimeve, depove ushqimore etj.
Hapja e një zyre dhe ofrimi i shërbimeve konkrete
Aktivitete kulturore dhe sportive
Aktivitete kulturore dhe sportive
Shërbime këshilluese dhe trajnime në çështjet e biznesit
Informacione rreth investimeve në trojet shqiptare
Lista e bizneseve shqiptare në Finlandë
Shqipfolësit në Finlandë sipas sipas statistikave
Këto informacione bazohen në Qendrën Statistikore të Finlandës (Tilastokeskus) dhe Zyrës së Integrimit (Maahanmuuttovirasto).Statistikat nuk trregojnë realitetin e plotë për shqiptarët dhe kosovarët, të cilët jetojnë në Finlandë për shkak të mangësive statistikore. Personat të cilët nuk duken nëpër statistika si shqipfolës:
Nëse personi ka dy gjuhë (p.sh. shqipen dhe finlandishtën)
Nëse sipërmarrësi ka biznesin me dikë tjetër (në disa statistika nuk duken)
Nuk është deklaruar gjuha apo ndonjë informacion tjetër etj.
RRBSH-ja ka vlerësuar qe fuqia punëtore shqipfolëse është më e madhe dhe kemi mbi 1000 sipërmarrës shqipfolës dhe kosovarët në Finlandë.
Nëse dëshironi të shikoni veçmas statistikat, mund ta shkarkoni duke klikuar këtë buton
shkarko