INFORMACION PËR TË GJITHË FAMILJARËT TË CILËVE IU KA VDEKUR NDONJË ANËTARË PUNËTORË NË FINLANDË!

RRBSH-ja ju informon rreth Sigurimit Gruporë të Jetës për punëtorët (Työntekijän ryhmähenkivakuutus).

Në Finlandë, çdo punëtorë është i siguruar për jetën nga ana e punëdhënësit në rast të vdekjes pa marrë parasysh a ka vdekur në kohë të lirë, nga ndonjë sëmundje apo në rast të aksidentit. Qëllimi i këtij sigurimi është ti siguroj të ardhurat familjes pas humbjes së bashkëshortit ose bashkëshortes. Sigurimi është i vlefshëm gjatë kohës së punës dhe po ashtu pas punës gjatë kohës së lirë të punëtorit. Përfitues janë bashkëshorti/bashkëshortja e të ndjerit/ndjerës dhe fëmijët nën moshën 22 vjeç.

Shuma e caktuar e kompensimit me rastin e vdekjes paguhet nga Qendra e Sigurimit të Aksidenteve (Tapaturmavakuutuskeskus). Lexo më shum rreth aplikimit: https://www.tvk.fi/trhv/korvaukset/korvauksen-hakeminen/

Më shumë informacione ju dhuron
Koordinatorja e Grupin Punues të RRBSH-së
Egëzona Kllokoqi-Bublaku
tel. 0404133759