Rrjeti i Bizneseve Shqiptare (RRBSH) në Finlandë u themelua me 30 Gusht 2014 si pjesë e rrjetit global të bizneseve të diasporës shqiptare. Të njëjtat rrjete të bizneseve shqiptare janë themeluar në shumë vende të botës.
Duke marrë parasysh se në Finlandë veprojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare, është e rëndësishme që të krijohen kushte në krijimin e urave lidhëse në formë bashkëpunimi në mes veti prandaj edhe qëllimi i këtij rrjeti është arritja e këtyre synimeve me bashkëpunime konkrete.
Si anëtarë i RRBSH-së në Finlandë ndërmarrja juaj do të ketë beneficione të ndryshme. Së pari, informacionet kontaktuese dhe logo e biznesit tuaj do të publikohet tek lista e bizneseve shqiptare në webfaqen zyrtare www.rrbsh.fi Rreth beneficioneve tjera, grupi punues është duke hartuar planin konkret në krijimin e kushteve dhe lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme në përfitim të bizneseve shqiptare.
Procesi i regjistrimit është shumë i lehtë, klikoni ne linkun e më poshtëm dhe informohuni me shumë reth anëtarsimit.
Për momentin rrjeti ka rreth 55 anëtarë dhe qëllimi ynë është që këtë numër gjatë vitit 2017 ta rrisim deri në 60.
© RRBSH Finland – Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finland
© RRBSH Finland – Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Finland