Rrjeti - Reth nesh

Kush jemi ne

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare (RRBSH) në Finlandë u themelua me 30 Gusht 2014 si pjesë e rrjetit global të bizneseve të diasporës shqiptare. Të njëjtat rrjete të bizneseve shqiptare janë themeluar në shumë vende të botës.

Duke marrë parasysh se në Finlandë veprojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare, është e rëndësishme që të krijohen kushte në krijimin e urave lidhëse në formë bashkëpunimi në mes veti prandaj edhe qëllimi i këtij rrjeti është arritja e këtyre synimeve me bashkëpunime konkrete.

Si anëtarë i RRBSH-së në Finlandë ndërmarrja juaj do të ketë beneficione të ndryshme. Së pari, informacionet kontaktuese dhe logo e biznesit tuaj do të publikohet tek lista e bizneseve shqiptare në webfaqen zyrtare www.rrbsh.fi Rreth beneficioneve tjera, grupi punues është duke hartuar planin konkret në krijimin e kushteve dhe lidhjen e marrëveshjeve të ndryshme në përfitim të bizneseve shqiptare.

Disa nga objektivat e RRBSH-së

Duke u bazuar nga plani në përgatitje e sipër, më poshtë gjeni disa nga objektivat kryesore që RRBSH synon ti arrijë në dy vitet e ardhshme.

Si bëhet anëtarësimi?

Procesi i regjistrimit është shumë i lehtë, klikoni ne linkun e më poshtëm dhe informohuni me shumë reth anëtarsimit. 

1. Dërgoni të dhënat

2. Bëni pagesën

3. Konfirmoni

Për momentin rrjeti ka rreth 55 anëtarë dhe qëllimi ynë është që këtë numër gjatë vitit 2017 ta rrisim deri në 60.

Lexo më shumë