Të rejat për masat dhe rregulloret e COVID-19 në Finlandë

Dje qeveria e Finlandes ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi që numri i rasteve me COVID-19 është rritur.

Qeveria ka marrë masa që të mbyll gastroniminë nga data 8.3.2021 deri 28.3.2021 me të njejtat masa sikurse në pranverën e vitit të kaluar. Pra restorantet, kafenetë, baret dhe klubet e natës janë të mbyllura për klientët, por shitja e ushqimit lejohet për mënyrën e takeaway ose përmes internetit (online).

Kufizimi bëhet vetëm në rajonet ku rastet me COVID-19 janë në rritje dhe në ato vende ku gjendja është kritike. Po ashtu kufizimet nuk i përkasin restoranteve që nuk janë të hapura për të gjithë, si për shembull restorantet mbrena firmave për stafin e tyre.

Ky ligj ende nuk ka hyrë në fuqi, por pritet që ligji të miratohet sa ma shpejtë bashkë me masat mbështetëse për afaristët e gastronomisë.

Masat dhe rregulloret tjera për gastronominë bazohen në  Agjensinë administrative shtetërore rajonale (AVI, aluehallintovirasto) dhe janë në fuqi deri më datën 30.6.2021.

Rregullorja e re udhëzon që gastronomia të jetë më efikase dhe strikte me distancën mes konstumatorëve:

  • Restaurantet udhëzohen që konsumatorët të udhëzohen në tavolinat e tyre dhe ulen në vend. Të gjithë konsumatorët duhet të kenë ulësen e tyre dhe të mos ketë lëvizje të panevojshme.
  • Po ashtu, restaurantet duhet të sigurohen për distancat mes konsumatorëve dhe mos të kenë numër më të madh se që lejohet me rregullore. Numri i lejuar duhet të jetë transparent për të gjithë konsumatorët:
    •   Në këto provinca, numri i konsumatorëve duhet të përgjysmohet nga normalja:
      Uusimaa, Varsinais-Suomi, Satakunta, Kanta-Häme, Pirkamaa, Päijät-Häme, Kymenlaakso, Etelä-Karjala, Etelä-Savo, Pohjois-Karjala, Keski-Suomi, Pohjois-Pohjanmaa, Kainuu, Etelä-Pohjanmaa, Pohjanmaa, Keski-Pohjanmaa, Pohjois-Pohjanmaa, Kainuu, Lapi.
    • Të gjitha provincave të tjera iu lejohet ¾ të numrit total.
    • Në këto provinca lejohen të jenë të hapura bizneset në orët 05-23 dhe shitja e alkoholit në orët 07-22: Uusimaa, Varsinais-Suomi, Satakunta, Kanta-Häme, Päijät-Häme, Kymenlaakso, Pohjanmaa, Pohjois-Pohjanmaa, Ahvenanmaa.
    •  Në këto provinca lejohen të jenë të hapura bizneset në orët 01-24 dhe shitja e alkoholit në orët 07-22: Pirkanmaa, Etelä-Karjala, Etelä-Savo, Pohjois-Karjala, Keski-Suomi, Etelä-Pohjanmaa, Keski-Pohjanmaa, Kainuu, Lapi.
  • Si rregull i ri, bizneset duhet të krijojnë udhëzime që drejtojnë konsumatorët nga hyrja deri tek dalja e tyre (p.sh. shenja se nga hyhet, nga dilet, rruga per tualet etj.).

Këto rregullore nuk vlejnë për restorantët, të cilët punojnë vetëm për punëtorët e firmave të tyre, shitjeve takeaway dhe restorantet e pumpave të penzinit. Restaurantet në anije dhe avione mes Finlandës dhe internacional po ashtu nuk vlejnë këto rregulore.

Agjencioni administrative shtretëror rajonale (AVI) e monitoron zbatimin e këtyre rregulave.

Për më shumë informacion, njoftohuni këtu:

–        https://valtioneuvosto.fi/tietoa-koronaviruksesta/rajoitukset-ja-suositukset

–        https://valtioneuvosto.fi/-/1410877/hallituksen-esitys-ravintolat-suljetaan-valiaikaisesti-asiakkailta-ruokaa-voi-tilata-ja-noutaa