Mbështetja e tregut të punës (työmarkkinatuki) nga Kela zgjatet per 3 muaj shtesë. Vendimi i mëparshëm ka pasur afat deri më 31.12.2020 dhe është zgjatur deri më 31.03.2021.
Ndërmarrësve në Finlandë iu mundësohet mbështetja e tregut të punës (työmarkkinatuki) nga Kela në qoftë se ndërmarrjes i është ndalur puna dhe/ose të ardhurat e ndërmarrjes janë zvogëluar për shkak të epidemisë CoVid-19.
Mbështetjen për ndërmarrje (työmarkkinatuki) kanë të drejtë të marrin të gjitha ndërmarrjet në Finlandë, pa marrë parasysh rrethanave, gjithashtu vlen të ceket se puna e tanishme e ndërmarrjes nuk është e nevojshme të ndalet.
Keto kushte janë në fuqi deri më datën 31.03.2021.
Nëse ndërmarrësi nuk i është kthyer procesit të punës për shkak të epidemisë CoVid-19 ose situata e tij nuk ka ndryshuar deri më datë 01.01.2021, atëherë zyra e punës dhe e mirëqenies (TE-toimisto) do e shqyrtoj rastin dhe do i japë sipas nevojës Kela-s vendimi e ri ligjor për të drejtën e mbështetjes së ndërmarrësit.
Lexoni më shumë nga këtu.