Bledhja e Bordit, të shtunen me datën 21.1.2023

Bordi ka pasur mbledhe të shtunen me 21.1.2023 në ora 18:30. Në mbledhje kanë qenë prezentë: kryetari Omer Nura, nënekryetari Rustem Ademaj, anëtarët e Bordit Hashim Cocaj, Florent Statovci, Argjend Kërveshi si dhe anëtarët e Grupin punues Alketa Ademaj Pula, Ibadete Nura-Berisha, Ardian Binaku dhe Egëzona Kllokoqi-Bublaku.

 PIKAT KRYESORE PËR TË CILAT U DISKUTUA:

  • Organizimi i Kurseve për Kartelat e Sigurisë në Punë
  • Takimet lobuese të kryetarit
  • Iniciativa e anëtarit për të diskutuar rreth problemeve të hasura në tregun e punës
  • Iniciativa e anëtarit për të ndihmuar Skenderajn për shkak të dëmeve të reshjeve
  • Kërkesat për bashkëpunim të ndryshëm brenda dhe jashtë Finlandës
  • Organizim festiv për të gjithë anëtarët e RRBSH-së

ORGANIZIMI I KURSEVE PËR KARTELAT E SIGURISË NË PUNË

Rrjeti ka filluar të organizoj Kurset për Kartela të Sigurisë në Punë. Kjo është vendosur më herët për shkak të mangësisë së aftësive rreth sigurisë në punë të punëtorëve të ndërtimtarisë. Organizimi i kurseve ka shkuar mirë dhe Bordi vendosi të vazhdojmë me organizimin e këtyre kurseve të pjesëmarrësve prezent dhe gjithashtu edhe përmes internetit sipas kërkesës dhe mundësisë. 

Po ashtu Bordi theksoi, që jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me organizatorë tjerë, të cilët organizojnë Kurse për Kartelën e Sigurisë në Punë. Është më se e rëndësishme që ti bashkojmë forcat dhe t’iu ofrojmë punëtorëve të ndërtimtarisë kurse me mësim të nivelit të lartë mësimorë. Për këtë arsye rrjeti është i hapur për çdo bashkëpunim rreth këtyre kurseve.

TAKIMET LOBUESE TË KRYETARIT

Anëtari Fidan Hajdini është takuar me z.Sargit Salakarin, ambasadorin e ambasadës së Finlandës në Kosovë, ku është diskutuar edhe për RRBSH-në. Pasi që zyrtarët e ambasadës kanë shprehur dëshirë të njoftohen dhe të takohen me përfatësuesit e RRBSH-së, kryetari Omer Nura ka udhëtuar në Kosovë dhe është takuar me ambasadorin dhe zyrtaren e ambasadës së Finlandës Jehona Ademaj-Sejdiun. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e investimeve të shqiptarëve të Finlandës dhe ata finlandez, të cilët ambasada mund t’iu ndihmoj anëtarëve të RRBSH-së lidhje me çdo lloj investimi i cili bëhet në Kosovë nga Finlanda. Po ashtu është diskutuar për terminët e vizave, ku ambasadori ka treguar, që ka pas shumë thirrje lidhur me këtë dhe kanë filluar të merren masat.

Ambasada ka shprehur dëshirë të jetë pjesë e organizimeve të Rrjetit të Biznesit të Shqiptarëve në Diasporë në të ardhmen. Po ashtu, për çdo ide ose iniciativë ata janë të gatshëm të na ndihmojnë.

Bordi i RRBSH-së e falënderon anëtarin për iniciativën dhe shpreson që në të ardhmen do ketë më shumë iniciativa të tilla nga ana e anëtarëve. 

INCIATIVA E ANËTARIT PËR TË DISKUTUAR RRETH PROBLEMEVE TË HASURA NË TREGUN E PUNËS

Bordi i RRBSH-së e falënderon anëtarin, i cili e ka paraqitur këtë iniciativë në grupin e Whatsappit të anëtarëve të RRBSH-së.

Kjo çështje është diskutuar me seriozitetin më të madh. Rrjeti është themeluar për t’iu ndihmuar bizneseve dhe shqiptarëve në Finlandë rreth të gjitha gjërave të cilat kanë të bëjnë me biznese, me treg, ligj dhe rregulla të tregut Finlandez. Rrjeti e kupton që ligjet dhe rregullat të cilat i përkasin tregut të punës jo gjithmonë janë të qarta dhe të kuptueshme pasi kanë të bëjnë me gjuhë ligjore. Prandaj Rrjeti është i gatshëm t’iu ndihmoj anëtarëve dhe jo-anëtarëve lidhur me kuptimin, zbatimin e këtyre ligjeve, rregullave dhe kontratave. Sa më shumë që mundohemi të lidhemi dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrit, aq më pak do të ketë keqkuptime dhe njëkohësisht do të jemi më të fortë dhe më të lidhur. Po ashtu vetëm në këtë mënyrë respektojmë shoqërinë Finlandeze, e cila na ka mundësuar të jemi pjesë e tyre dhe të krijojmë diçka të mirë për familjet tona.

INCIATIVA E ANËTARIT PËR TË NDIHMUAR SKENDERAJN PËR SHKAK TË DËMEVE TË RESHJEVE

Bordi i RRBSH-së e falënderon anëtarin, Sahit Zogianin, i cili e ka paraqitur këtë iniciativë në grupin e Whatsappit të anëtarëve të RRBSH-së.

Kjo çështje është diskutuar me seriozitetin më të madh. Rrjeti është themeluar që përveç ndihmesës së bizneseve shqiptare të Finlandës, po ashtu t’ia mundësoj anëtarëve të RRBSH-së në Finlandë investimet në trojet shqiptare. Trojet shqiptare janë mbajtur një kohë të gjatë nga investimet dhe kontributi i diasporës. Prandaj kontributi jonë është i domosdoshëm edhe sot, kur Kosova u prek me reshje të mëdha, ku shumë familje humbën shtëpitë e tyre.

RRBSH-ja bën apel tek anëtarët të cilët kanë mundësi, ta ndihmojnë Skenderajn, i cili më së shumti u prek nga reshjet dhe ka pasuar dëme të mëdha. Komuna e Skenderajt ka hapur një fond ku mundeni të dërgoni të holla. Të dhënat për donacion i keni të bashkëngjitur me këtë tekst.

Ju lutemi anëtarëve të Rrjetit, të cilit kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë, të na dërgojnë informacionet rreth ndihmesës së tyre. Ne do ti mbledhim këto të dhëna dhe do ti konfirmojmë se si dhe ku kanë shkuar këto ndihma dhe cilat investime janë bërë me ndihmat e anëtarëve tanë. 

KËRKESAT PËR BASHKËPUNIM TË NDRYSHËM BRENDA DHE JASHTË FINLANDËS

Prodhuesit e trojeve shqiptare janë të interesuar të hyjnë në tregun e Finlandës me produkte të ndryshme. Bordi vendosi, ti ofrojë ndihmë kompanive shqiptare për të hyrë në tregun Finlandez duke ju bërë marketing produkteve të tyre.

Po ashtu, rrjeti vendosi të bëjë bashkëpunime të ndryshme me shqiptarët këtu në Finlandë, të cilët kanë dituri dhe njohuri për gjëra të ndryshme të cilat i nevojiten Rrjetit. Tani për tani, Rrjeti ka nevojë për ndihmë rreth faqeve të internetit (website) dhe marketingut të ndryshëm.

ORGANIZIM FESTIV PËR TË GJITHË ANËTARËT E RRBSH-SË

Bordi vendosi, që për Ditën e Pavarësisë së Kosovës të organizojë një festë me anëtarët për tu lidhur mes vete dhe për tu njoftuar më mirë me njëri tjetrin. Së shpejti, do ju njoftojm rreth detajeve të organizimit.